Pak llogari për energjinë elektrike
Si për ironi të fatit, pikërisht kur Komisioni Evropian paraqet për miratim nga krerët e BE Stretegjinë e re të Energjisë, Shqipëria ndeshet me krizën e vet të zakonshme e thuajse të përvitëshme të dritave. Evropa mendon për jetëgjatësinë e globit, flet për një “revolucion pas-industrial” të energjisë, për të kaluar sa më shumë në energjinë e burimeve të përtëritëshme, duke ulur në maksimum emetimin e gazrave që shkaktojnë efektin e serës dhe kontribuojnë në ngrohjen e përgjithëshme globale e cila është kërcënimi më i madh që i është shkaktuar ndonjëherë planetit tonë. Ndërkohë, shqiptarët nuk e kanë mendjen te këto. Ato janë tepër larg. Ata kanë një hall më të thjeshtë: duan drita. Por edhe këtë të shkretë kërkesë e kanë sipas mënyrës shqiptare: e dua sot dhe e dua kështu e ashtu. Dhe nuk e vrasin më mendjen kur këtë energji e kanë.
Problemi i dritave dhe i energjisë nuk është i ri në Shqipëri. Komunizmi i Hoxhës mburrej se bëri elektrifikimin e gjithë vendit. Dhe me të vërtetë, shtëpitë edhe në fshatrat më të thellë e kishin nga një llampë elektrike. Por vetëm kaq aman. Televizorët dhe paisjet elektrike shtëpiake qenë pë një kohë të gjatë vetëm për të privilegjuarit e regjimit dhe kontrolloheshin me autorizime e leje të posaçme. E gjithë Shqipëria, po të lësh mënjanë konsumin e fabrikave dhe uzinave, harxhonte energji elektrike sa një fshat i madh (jo qytet) i Evropës. Mburrja e rregjimit për elektrifikimin është absurde e qesharake, sepse nën cilindo regjim, fshatarit shqiptar do t’i vinte një herë ora të kishte një dritë elektrike në vend të qiriut e pishës. Por ama një meritë ky rregjim e pati (për të mos thënë se merita është e popullit që i ndërtoi ato) për ngritjen e një sistemi jo të pakët hidrocentralesh që furnizonin vendin me energji elektrike. Natyrisht një konsum me racion e fare të pakët të energjisë elektrike, i dilte plotësisht Shqipërisë së asaj kohe.
Turpi më i madh i shtetit shqiptar që erdhi pas viteve 1990, është se e la Shqipërinë me po atë sistem energjitik që trashëgoi nga periudha hoxhisto-ramiziste. Jo vetëm kaq, por ky sistem është vjetëruar me të gjitha paisjet dhe strukturat e tij natyrore. Dihet që me kalimin e viteve hidrocentralet nuk kanë rendimentin e fillimit, rezervuarët e tyre mbushen me llum e sedimente, një pjesë e madhe e burimeve ujore degëzohet në përdorues të ndryshëm gjatë rrugës, paisjet plaken e amortizohen dhe sistemet e transmetimit humbasin së koti gjithnjë e më tepër një energji shtesë. Nuk është se gjatë këtyre 16 vjetëve nuk janë bërë riparime, rinovime e riorganizime të të gjithë këtij sistemi. Ato janë bërë me para të shumta të buxhetit të shtetit e me kredi të marra nga institucionet financiare botërore apo donacione të vendeve të ndryshme.
Në vitin 2003 prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri arriti nivelin e vitit 1996, 5.7 miliard kwh.
Dhe nuk është se shqiptarët harxhojnë pa hesap energji elektrike. Sipas po kësaj agjensie, Shqipëria harxhoi në vitin 2002, rreth 1400 kwh për frymë. Ndërkohë që vendet e tjera po këtë vit kanë harxhuar: Maqedonia, rreth 2700, Serbi-Mali i Zi, rreth 3000, Kroacia, rreth 3000, Bullgaria, rreth 3700, Bosnja dhe Herzegovina, rreth 1600, Rumania, rreth 2000 dhe Greqia rreth 4200 kwh për frymë. Pra jemi të fundit në Ballkan për konsum të energjisë elektrike për frymë. Po të shkojmë më tej, do shohim se Italia po gjatë këtij viti konsumoi rreth 5200, Franca rreth 6600, Gjermania rreth 6000 dhe SHBA rreth 12000 kwh për frymë energji elektrike.
Le të bëjmë një matematikë të thjeshtë. Sipas të dhënave të Austrian Energy Agency (http://www.eva.ac.at/index.htm), Shqipëria ka importuar në vitin 2003, 7.775 TJ (tera xhoul, tera - 1012). Duke ditur që 1 kwh = 3.6 x 106 xhaul, 7.775 TJ të importit të energjisë elektrike për çdo vit na përkthehen në 2.16 x 106 kwh. Dhe duke marrë çmimin e 1 kwh rreth 70 euro (nga shtypi shqiptar), na
Nga gjithë sa u tha më lart,
Korporata Energjitike Shqiptare (KESH) u ngrit në vitin 1992, si organizmi shtetëror që prodhon e shpërndan energjinë elektrike. Kjo strukturë prej mamuthi ka shërbyer si një mbështejtje e fuqishme e partive në pushtet dhe duke qënë shtetërore ka lejuar vetë shtetin së pari që të konsumojë energji elektrike e të mos paguaj në kohën e duhur. Mos privatizimi pjesë pjesë i KESH është një gabim i pafalshëm i shtetit shqiptar. Në Strategjinë e re të Energjisë të Komisionit Evropian që u përmend në krye të këtij shkrimi, theksohet shprehimisht se nuk mund të qëndrojnë së bashku si njësi efikase edhe prodhimi edhe shpërndarja e energjisë. Por shteti shqiptar e shtyn e zvarrit pa fund privatizimin si të KESH-it ashtu edhe të organizamave të tjera shtetërore. Pushtetarëve u duket vetja më të sigurtë e më të fuqishëm kur ndjejnë pranë tyre praninë e mamuthëve të tillë si KESH, Telekom e të tjerë. Moszgjidhja e çështjes së pronës dhe ngadalësia e privatizimit janë dy elemetët më thelbësorë në stanjacionin shqiptar të viteve të fundit.
E pra ç’bëjnë shqiptarët këto ditë pa drita? Sigurisht qahen e ankohen. Por ditët kalojnë shpejt, vjen pranvera, Fierza mbushet prapë, ditët zgjaten dhe gjaku i njerëzve përtërihet. Lokalet e Tiranës turfullojnë nga zhurma e hareja. Harrohen ditët pa drita, harrohet që dimri vjen prapë e prapë dhe prapë e prapë Shqipëria do të jetë në po atë gjendje po nuk u bë ajo që duhet. Vijnë votime e ikin votime, por shqiptarët nuk i mendojnë më dritat, ashtu të kapluar nga inate të tjera, mllefe të tjera,
Botuar në Gazeta Sot, 17 janar 2007
0 Comments:
Post a Comment
<< Home