Veneracioni i sëmurë dhe erudicioni i rremë
Nuk e njoh dhe nuk e di fare zonjen apo zonjushen Gjikondi qe shkruan që nga Çikago, SHBA. Por pësova një mërzi e zhgënjim të madh kur lexova shkrimin e saj botuar ditë më parë në Koha Jone, “Kadare, Havel dhe një
Shumë pesha të rënda merr mbi vete kjo zonjë apo zonjushë që hyn me kaq guxim e vetëbesim në arenën e jetës intelektuale shqiptare e edhe botërore. Nuk është fjala për respektin e admirimin e pafund që ajo ka për një figurë siç është shkrimtari më i madh në të gjallë e të vdekur në letërsinë shqipe, Ismail Kadare dhe njëherazi një nga shkrimtarët më të mëdhej bashkohorë botërorë. Personalisht, e kam mbrojtur Kadarenë ndaj sulmeve e kastigimeve të dashakeqëve e cmirëzinjve sa që një nga më të shquarit e aradhës sulmuese, Blendi Kraja, më ka graduar duke më përfshirë në truprojat letrare të Ismail Kadaresë. Fjala është për më shumë se kaq. Eshtë një veneracion i sëmurë dhe një erudicion i gënjeshtërt absolut që autorja e shkrimit trumbeton, pozicioni i fyerjes së një plejade të tërë intelektualësh shqiptarë, i gjërave fare të dyshimta e të diskutueshme që hedh me lehtësi e pa droje ajo në rreshtat e shkrimit të saj.
Më lejoni të analizoj më poshtë disa citime nga shkrimi në fjalë. Autorja thotë: “Politikanë bëhen ata njerëz, të cilët s'bëjnë dot art të madh (si Teodor Laço, Besnik Mustafaj apo Preç Zogaj), apo që nuk bëjnë dot shkencë të vërtetë (si Paskal Milo apo Kastriot Islami), apo që përmes politikës kërkojnë emër dhe privilegje që s'i arrijnë dot me profesionin e tyre”. Me ç’të drejtë e thotë kjo shgaravitëse këtë frazë? Vallë ka lexuar ajo ndonjë rresht nga Teodor Laço, Besnik Mustafaj apo Preç Zogaj? Apo di ajo ndonjë gjë nga shkenca e Paskal
Komenti i mësipërm është edhe në kontekst me këtë shprehje tjetër të autores: “Havelin askush nuk e quan shkrimtar të madh; ai është një shkrimtar mediokër. Një shkrimtar i madh nuk mund të jetë politikan, ndryshe arti i tij vdes.” Do të isha vërtet kurioz të dija se ç’ka lezuar zonja apo zonjusha nga Haveli duke bërë deklaratën kategorike se ai është shkrimtar mediokër. Mund të jetë edhe kështu, por a i takon vallë asaj ta thotë? Eshtë ende objekt diskutimi sot në se vepra letrare e Havelit sa do maja të larta të arrinte, të ishte më e rëndësishme se sa rezistenca intelektuale e tij ndaj diktaturës komuniste të atij vendi.
Shkrimi në fjalë është plot mëndjelehtësira e gjurmë thashethemesh. “...siç u kërkonte z.
Më tej akoma, në shkrim thuhet: “Pa Kadarenë dhe letërsinë e tij të madhe evropiane sot Evropa do të na shihte si otomanë apo si muxhahedinë... Mendo, për një çast Shqipërinë e sotme pa Kadarenë. Humbetirë kulturore, zbrazëtirë e madhe, mjerim intelektual kur mendon se anti-intelektualizmi është ulur këmbë-kryq dhe sundon.” Sa naive, mendjelehta e amatoreske tingëllojnë këto fjalë. Pra pa Kadarenë ne do të na shihnin si otomanë e muxhahedinë? Vërtet?
“Marksi ka qenë njeri i vështirë, por i madh. Sartri ka qenë akoma më i vështirë, por gjithashtu i madh. Dostojevski ka qenë shumë njeri i vështirë, por një kolos i vërtetë në letërsi,” thotë ajo në shkrim. Këto dihen. E pastaj? Mos vallë këta s’ka guxuar t’i sulmojë apo kritikojë kush në kohën e tyre? Kjo zonjë apo zonjushë mrekullohet nga madhështia e gjenijve dhe harron që edhe ata janë bashkëkohorë në kohën që kanë rrojtur. Dhe si të tillë mund të tërheqin edhe kundërshtime apo kritika nga të tjerë bashkëkohorë se jo gjithmon mund të kenë pasur të drejtë. Njutoni është një shkencëtar gjenial por ata që e njohin shkencën e dinë se ç’poshtërsi të madhe prej njeriu të vogël bëri ai ndaj Laplasit që këtij të fundit të mos i njihej merita e zbulimit të njësimit integral.
E rëndësishme është pra të mos hyjnizojmë kultet dhe të mos kemi atë venerim për ta duke na zënë sytë e duke fyer gjithkënd tjetër që kontribuon sado pak në fushën e mendimit, të artit apo shkencës. Pozicione të tilla prej gjykatësish kategorikë nuk i shkojnë individëve që kanë në biografitë e tyre vetëm tre-katër shkrime me opinione të dyshimta e të pabaza. Duke vënë re këtë shkrim apo ndonjë tjetër priresh të mendosh se janë autorë të tillë që ndikojnë në çoroditjen e shtypit shqiptar ku gjithkush mund të shkruajë për çfardo teme e të trajtojë çfardo problemesh. Personalisht jam në anën e Volterit të madh, i cili duke qënë një kundërshtar i paepur i teorive të Zhan Zhak Ruso-së, shkruante: “Nuk jam dakord as edhe me një fjalë nga e gjithë vepra e tij, por do ta mbroja edhe me të fundmen pikë të gjakut tim të drejtën e tij për të thënë cilëndo nga ato fjalë“. Por Volteri e thoshte këtë fjalë për Rusonë, e jo për cilindo që i mbushej mendja se di të shkruaj vetëm se qënka i dashuruar pas një gjeniu dhe fyen e injoron gjithë të tjerët.
Botuar në Gazeta Sot, 3 nëntor 2006
0 Comments:
Post a Comment
<< Home