Kush e njeh Blerta Foniqin?
E njeh kush vallë nga lexuesit e rregullt të shtypit në Shqipëri e Kosovë Blerta Foniqin? A e njeh kush nga tifozët hungurues të përleshjeve politike, analistët, opinionistët dhe të gjithë ata që mbushin tej e mbanë shtypin e shkruar në shqip, të përcjellë në eter me radio e TV apo në mundësitë e pafundme të internetit? E pra, në një nga gazetat e përditëshme mjaft të njohura e fokusuar në Evropën Juglindore (South European Times, http://setimes.com/) të internetit që del edhe në gjuhën shqipe, emri i Blerta Foniqit është mjaft i njohur.
Kjo gazetare e re është korrespondente e SETimes për Kosovën. Shkrimet e saj shquhen për një gazetari vetpërmbajtëse, për dhënien e fakteve të duhura, për tolerancë e korrektesë profesionale. Në klimën e vështirë politike të Kosovës së sotme, në prag të ngjarjeve të mëdha që e presin këtë vend e këtë popull, tensionet me ata që kundërshtojnë pavarësinë e ligjëshme të ëndëruar prej kohësh janë rritur mjaft dhe diplomacia ndërkombëtare bën çmos të gjejë zgjidhjen më të mirë të pranueshme. Në këtë klimë, është vështirë për gazetarët të mos rrëmbehen nga pasionet e të mos mbajnë dukshëm anë.
Blerta Foniqi është nga ato vajza të reja që e ka kuptuar siç duhet mjeshtërinë gazetareske. Gazetari i faktit është një gazetar i faktit dhe jo përcjellës i opinionit të tij në publik. Ai është kronikani i së përditëshmes dhe fokusuar në fushën e tij, politikë, ekonomi, kulturë apo sport, pasqyron ato që ndodhin brenda kësaj fushe, pa pasion të tepruar e anëmbajtje, pa paragjykime e intolerancë. Shkrimet e Blerta Foniqit janë njëlloj të vetpërmbajtura e të barazpeshuara edhe kur bën intervistë me kryeministrin e Kosovës apo citon krerë të saj dhe edhe kur interviston banorë serbë të Kosovës dhe shpreh pakënaqësitë dhe pasigurinë që ata kanë.
Kjo gazetare nuk bën bujë, shkrimet e saj nuk kërcasin.
Gazetari është luftëtar për të vërtetën. Por e vërteta jo kurdoherë ndodhet në anën tonë. Atëhere atë duhet ta qëmtosh atje ku është. Gazetarët në shtypin shqiptar kanë kohë që janë bastionizuar nëpër llogoret partiake apo të politikanëve të veçantë. Sapo përmendet emri i dikujt prej tyre dhe të gjithë e dinë se kë do shajë e kë do lavdërojë. Kjo në aspektin e brendshëm, sepse në atë të jashtmin ka një unifikim e polarizim në të njëjtin krah, atë patriotik dhe nuancat e ndryshimeve janë të pakta. Diskutimi në se duhet të jetë apo jo patriot gazetari, është i gjatë dhe jo gjithkush e kupton në hapësirën shqiptare. Sikur të nisej një gazetar i shquar si Fevziu apo Nano për t’i bërë një intervistë Vojislav Koshtunicës apo Boris Tadiçit lidhur me ç’mendojnë ata për zgjidhjen e statusit të Kosovës, do t’i ndodhnin gjëra shumë të pakëndëshme vetëm sikur të shprehte idenë, e jo ta realizonte atë realisht. Janë këto të pakëndëshme që na bëjnë të mbajmë qëndrime krejt absurde ndaj institucioneve ndërkombëtare kur është fjala për njërin apo tjetrin aspekt. Për shembull, na vjen mirë kur gjykata e Hagës gjykon Millosheviçin, Shesheljin apo të paditur të tjerë serbë për krime lufte, po rrudhim buzët kur ajo gjykon ta zëmë, Ramush Hajredinin (me gjithë respektin që kam për të). E me që ra fjala, asnjë gazetë shqiptare në Shqipëri apo Kosovë nuk botoi padinë e gjykatës së Hagës ndaj tij apo shokëve të tij dhe akuzat që ajo përmbante. Mund të mos ishim dakord me ato akuza por vetë padia ishte një fakt me të cilin publiku duhej të njihej.
Por ama, kjo është detyra e gazetarit. Oriana Fallaçi, gazetarja e shquar italiane që vdiq para ca kohësh, ishte e famshme pikërisht për këmbënguljen e saj për të sjellë në faqet e shtypit nëpërmjet intervistave të shtetarëve demokratë e diktatorë, opinionet e tyre me të cilët ajo jo kurdoherë ishte dakord. Në kulmin e përleshjeve politike ku ka qenë ngërthyer bota, ka patur asë të shtypit, që pa u ndjerë e trumbetuar, pa daulle e zurna, kanë bërë punën e tyre, kanë sjellë mendimin e kundërt, të kundërshtarit, “armikut” dhe kjo nuk u është marrë si propagandë e si kundërvënie por thjesht si një mishërim i profesionit të gazetarit.
Përveç se duhet të pasqyrojnë më me profesionalizëm, pa anësi politike apo individuale të përditshmen e jetës shqiptare dhe të zhvillojnë me shpejtësi gazetarinë gjurmuese, gazetarët shqiptarë duhet të dalin edhe më nga guacka e “shqiptarizmës”, të bëhen më botëdashës e njerëzidashës e të krijojnë kontakte sa më të shumta me jetën aktive të të gjithë globit. Këto mund të duken ëndrra në një tavan të palyer e me laskra suvash, kur gazetarët shqiptarë kanë kaq shumë
2 Comments:
Bravo. Vërtetë është gazetare e mirë. Blerta punon edhe në Televizionin Publik të Kosovës dhe mban sektorin e politikës.
Albani
Une e njoh edhe personalisht blerten dhe pernjeme eshte gazetare e mire. ajo ka filluar si gazetare shume e re me moshe. me pelqyen komentet lidhur me "gazetaret patriot". shume respekt nga Linda, gazetare ne Kosove.
Post a Comment
<< Home