Ata që “s’i zë gjumi” për mëmdhenë
Më vënë kurdoherë në mendime shkrimet që lexoj në Panorama nga një analist ekonomiko-politiko-turlisojgjërash me banim në SHBA. Prej tij më vijnë në mend meraqet e mbetura të ikanakëve të shkretë që s’integrohen dot andej nga gjejnë strehë po prapë e kanë hallin që të ndreqin atë qerrata vend që nuk e ndreqën dot sa ishin e jetuan në të. Këta njerëz japin oqeane të tëra këshillash, nga të gjitha problemet, që nga politka e madhe e gjer te gripi i shpendëve. Ky doktori (Ph.D) i Uashingtonit, që thotë se i paska vënë dhe emrin Partisë Demokratike, është analisti më aktiv në jetën politike shqiptare. Fton ca kohë E.Selamin qe te vije ne drejtimin politik të vendit, i shkruan letra të hapura e të mbyllura, deklaron se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e F.Nanos, çon e merr fjalë te S.Berisha, pastaj negocion me E. Ramën, parashikon fitoren e Metës, llogarit koalicione, formatime partish e kështu pa fund. Më e fundit është kur i shkruan një letër nipit të tij imagjinar dhe na bën me dije skenarin politik te Shqiperise per nja dhjetë vitet e ardhëshme e na bind se B.Topi do të bëhet kryeministër.
Ca kohë të shkuara, ky analisti ynë përshëndeste me të madhe ardhjen ambasadoreshë të Zj. Harxhi në SHBA, pasi na rrëfente se qe rrekur për ca kohë që në këtë post të ishte një zonjë tjetër. Dikur më parë pata lexuar se si njëra nga nuset e merhumit Hoxha rrëfente po ashtu se kishte bërë gjëra shumë të mira në jetën e saj duke i propozuar për shembull vjehrrit të saj që të ishte një filan fistëk në postin e sekretarit të parë të rinisë. Dhe kjo e zeza nuse harron se në pikpamje de jure, ishte një askush dhe kishte aq të drejtë për të propozuar atë emërim sa ç’kishte, ta zëmë një shoqja e saj që banonte në Brrakë.
Ç’është kjo mani që i zë këta njerëz? Pse nuk rreken me hallet e atij vendit ku kanë vajtur (sepse edhe atje ka
Atë shkrimin për zonjën Harxhi, analisti ynë e mbyllte duke thënë se sido të vejë filli, Zj. Harxhi si ambasdoreshë votën e tij e ka marrë. E ç’votë ke ti o të humbtë vula! Bëji hyzmet vendit ku ha bukë, paguan taksa e ke kërkuar strehim politik se vota jote nuk pi më ujë në një vend nga ti ike vetë e s’të përzuri njeri. Merak për të mund të kesh, po jo merak të stërmerakosur që të të lërë pa gjumë e të bësh turlisoj gjërash që demokracia e qytetërimi i vendit ku rron ti sot, na mëson të mos i bëjmë.
(Botuar në Gazeta Sot, 16 shkurt 2006)
0 Comments:
Post a Comment
<< Home