Shqiperia e udhekryqeve

Edhe pse jam larg Shqipërisë, fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e kam kaluar atje dhe sado që botën e quaj atdheun tim të madh, është kurdoherë një atdhe i vogël, një qytet, një fshat, një mal,një lumë apo një perëndim dielli ku na shkon mendja herë pas here. Pse Shqipëria e udhëkryqeve? Sepse mbeti udhëkryqeve në tërë historinë e saj, se lanë kurrë të zgjedhë rrugë po e tërhoqën me hir a me pahir në rrugë pa krye.

My Photo
Name:
Location: Berkeley, California, United States

Jam ai që nuk kam qenë Do të jem ai që nuk jam.

Saturday, November 16, 2013

Urime o shqiptarë! A jeni të lumtur tani? Ku do t'i futni kundragazet që bëtë gati? Ju nuk jeni ngritur as kur kishte njëmijë arsye më shumë për t'u ngritur. A e di kush nga ata histerikët e anti-demontimit të LHL në Shqipëri se ç'janë në të vërtetë ato? Shqipëria neutralizoi në 2007, rreth 16 ton gaz mustard të tipit nervaparalizues. Për këtë SHBA ngriti një fabrikë të posaçme në Gjermani dhe e montoi diku pranë Elbasanit. Atje u eleminuan këto helme. Nuk është thënë të ketë pasur ndonjë pasojë. Tani bëhej fjalë për 1000 ton, por edhe asistenca do të ishte shumë më e madhe. ShBA ka asgjësuar rreth 28,000 ton lëndë të tilla, 90% të arsenalit të saj. Kostoja e asgjësimit është rreth 1 miliard $ për 1000 ton. Po të jetë e vërtetë paketa që do të negociohej, Shqipëria do të merrte rreth 12 miliard $. E keqja e këtij populli është se flet kur duhet të heshtë dhe hesht kur duhet të flasë. Të gjithë i dinë të gjitha e nuk dinë kurrgjë. Kauzat nuk mbrohen me histeri por me mend në kokë.

0 Comments:

Post a Comment

<< Home